Fahri Hoxha nga Obiliqi ka 4 fëmijë, të cilët tregon se sëmuren shumë shpesh, si pasojë e ajrit të ndotur.
3 prej tyre janë nxënës të shkollës “Ibrahim Rugova”, e që shpesh i ka nxjerrë nga mësimi për t’i dërguar në kontrolle mjekësore, meqë nuk janë ndier mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e kaluar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka realizuar kontrolle mjekësore në të gjitha shkollat e Obiliqit, ku ka rezultuar se 922 nxënës të klasës së parë, katër dhe tetë, kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe dhëmbë të prishur, raporton KTV.
Një gjë të tillë e vërteton edhe ky nxënës i klasës së katërt të shkollës “Ibrahim Rugova”, i cili tregon për telashet shëndetësore me të cilat është ballafaquar vetë.
Deri në 70 fëmijë, gjatë ditës, kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF-në e Obiliqit.
12 mijë fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrje, në 2018-n.
E, drejtori i QKMF-së e vlerëson si shqetësuese këtë situatë, duke ua lënë fajin drejtpërdrejt dy termocentraleve të KEK-ut në Obiliq.
Zyrtarët e KEK-ut e pranojnë se termocentralet janë ndotës të ambientit, por, sipas tyre, jo kryesorët.
Edmond Nulleshi ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me BE-në, ka filluar projekti i elektrofiltrave për Kosovën B dhe sivjet pritet të përfundojë procedura e kontraktimit.
Në vitin 2020, Nulleshi thotë se do të vërehen rezultatet e para, kur edhe TC - Kosova B, të punojë sipas parametrave evropianë.