Edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Maqedoni, transmeton Koha.net.
Ahmeti në Facebook ka shprehur habinë që gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë, ashtu siç e ka cilësuar kryetari maqedonas Ivanov duke mos e mandatar Zoran Zaevin për bashkëqeverisje me shqiptarë, ndërsa ka kërkuar që kryeqendrat shqiptare lidhur me këtë të flasin me një zë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti ka shkruar:
Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi.