Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Greg Delawie, i cili në Rubikon të KTV-së, foli për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sipas Ambasadorit Delawie, çdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opcion tjetër. Ky është ndryshim fundamental i qëndrimit amerikan. Kosova po hyn në fazë të rrezikshme dhe tash më shumë se kurrë nevojitet ndërhyrja e Kuvendit dhe udhëheqja e dialogut nga Kuvendi. Thirrje posaçërisht subjekteve opozitare të largohen nga inatet dhe të bashkohen për ta kontrolluar këtë proces. Në qoftë se të tjerët nuk kane vija të kuqe, ne duhet ti caktojmë ato, si për ekipin ashtu edhe për platformën dhe dialogun”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë gjeni intervistën e plotë të Greg Delawies, në Rubikon.
Delawie tregon nëse do të ketë ndryshime të misionit të KFOR-it pas samitit të NATO-s
-
Thaçi e Vuçiqi s’e mohojnë mundësinë e ndryshimit të kufijve
-
Deklaratat e Delawies, nga përjashtimi i opsionit të ndarjes te relaitivizimi i saj
-
Dhjetorin e vitit të kaluar Delawie përjashtonte ashpër opsionin e ndarjes së Kosovës, sot e relativizon
-
Sonte në Rubikon i ftuar Greg Delawie
-
Delawie: Kosova të integrojë serbët për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin