Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka lavdëruar shërbimet shëndetësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Sipas tij prej se ka marr mandatin në vitin 2013 numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani ka arritur në 1.2 milion shërbime shëndetësore.
“Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani arrin 1.2 milion shërbime shëndetësore. Referimi në ShSKUK (Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës) është më pak se 15 për qind. Pra, më shumë se 85 për qind të pacientëve që vijnë në QMF-të tona shërohen në QMF-të tona që është shifër rekorde për shëndetësinë primare”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërkaq në një tjetër postim ka thënë se “nga viti 2014 kemi kthyer vizitat sistematike në shkollat tona.
“Deri më sot janë kontrolluar mbi 25 mijë fëmijë që ka përmirësuar preventivën dhe shëndetin publik në përgjithësi. Janë bërë këto kontrolle: - matja e peshës dhe gjatësisë; kontrolli i të pamurit; te dëgjuarit; kontrolli detal klinik i lëkurës, kokës, hundës, gojës, dhëmbëve, gjëndrës tyroide, zemrës, mushkërive, barkut, ekstremiteteve, boshtit kurrizor, gjoksit; zhvillimi psiko-motorik e pjekuria sociale e emocionale”, ka thënë Ahmeti.
“Në vitin shkollor 2015/2016 janë bërë mbi 10 mijë kontrolle”, ka shtuar ai.
-
Ahmeti: Qendra Stomatologjike e Prishtinës, më e mira në sektorin publik
-
Ahmeti publikon punët që thotë të jenë kryer në shëndetësi gjatë mandatit të tij
-
QMF-të në Prishtinë ofruan mbi 3 milionë shërbime shëndetësore, sfidë numri i vogël i personelit dhe barnat
-
Sadiku: 200 mijë qytetarë jorezidentë marrin shërbime në Prishtinë, sfidë numri i vogël i mjekëve
-
Gashi: Këtë viti numri i shërbimeve shëndetësore të dhëna në kryeqytet pritet të arrijë në 3 milionë