Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti jep numrin emergjent për qytetarët pas vërshimeve

18:12 - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata është stabilizuar sa i përket reshjeve në kryeqytet.

Ai ka thënë se të gjitha ekipet e komunës janë në terren pas vërshimeve, ndërsa tash po merren me dëmet dhe situatën emergjente, sidomos te shkolla Ismail Qemali që është përmbytur në masë të madhe.

Ai ka dhënë edhe një numër emergjent për qytetarët.

“Të gjitha ekipet e komunës , të drejtorisë së Shërbimeve Publike e Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për shkak të vërshimeve në gjithë qytetit. Situata është stabilizuar sa i përket rreshjeve por tash po merremi me dëmet dhe stuatat emergjente sikurse ajo në shkollen Ismail Qemajli. Për çdo emergjencë kontaktoni në numrat tonë 080012233 dhe 080012244”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


Shiu bllokon sërish Prishtinën

Menjëherë pas shiut të rrëmbyeshëm janë bllokuar disa rrugë në Prishtinë.

Edhe  Reshjet e borës në Prishtinë, aktivizohet komuna Arbëri Reshjet e borës në Prishtinë, aktivizohet komuna

Kolona gjithandej, e te disa ndërtesa kolektive nuk ka mundësi qarkullimi, transmeton KP. Gjendje e rëndë raportohet edhe në shkollën fillore "Ismail Qemali".

Image

Në shumë fotografi në rrjete sociale po vërehen bllokada në lagjen “Aktash” e sërish te “Rruga B”.