Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti i përgjigjet VV-së: Inatet personale mbizotërojnë arsyen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i PSD-së, u është kundërpërgjigjur akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje, që pak më parë në konferencën e mbajtur për media, shtruan pyetje se mos Ahmeti është aksionar në Albi Mall.

Ahmeti në një përgjigje për KTV-në, tha se nuk mund të komentoj akuza qesharake të Liburn Aliut, i cili edhe vetë ka dhënë leje për Albi Mall.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pak ditë më parë kompania më e madhe botërore Indietex ka ardh në Prishtinë. Në qoftë se unë ju gëzohem këtyre lajmeve atëherë qenkam aksionar? Si duket inatet personale mbizotërojnë arsyen”, ka thënë Ahmeti.

Lëvizja Vetëvendosje sot në një konferencë për media, me deputetin Liburn Aliu dhe anëtarin e kryesisë Arbër Vokrri akuzoi Ahmetin për ndërtimet pa leje në kryeqytet.

 

Lexo edhe: VV-ja pyet: A është Shpend Ahmeti aksionar në Albi Mall

Ardhja e brendeve të njohura në Prishtinë, është lajm i mirë por pse i bëhet reklamë pikërisht këtij brendi, pikërisht në Albi Mall. Lind pyetja mos kryetari është aksionar aty, mos ka ndonjë familjar. Kjo na shton dyshimet për lidhje korruptive. Mund të jetë fjala për punësim të ndonjë familjari të kryetarit në Albi Comerce”, tha Vokrri.