Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmetaj u takua me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj është takuar me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, ku janë diskutuar prioritetet kyçe, respektivisht avancimi me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane, të njohur si ‘ERA’ sikurse edhe për finalizimin e çështjeve në kuadër të procesit të Liberalizimit të Vizave dhe Programeve të BE-së.

Më në detaje u diskutua për zhvillimet më të fundit dhe avancimin që ka bërë Kosova me shumicë të votave të Agjendës për Reforma Evropiane nga e cila parashihen 22 prioritete që duhen të plotësohen përgjatë vitit 2017 me fokus në qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, konkurrencën dhe arsimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, Ahemtaj i njoftoi të pranishmit se ministria e Integrimit Evropian në koordinim me Zyrën e BE-së do të sigurohen që fondet e BE-së të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e ERA-s.

“Gati një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së e kemi parë të domosdoshme lansimin e fushatës informuese për rëndësinë e MSA-së për të sjellë MSA-në sa më afër për qytetarët e zakonshëm. Ndërsa, në ditët e ardhshme, Qeveria parashihet të miratojë Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”, ka thënë Ahmetaj.

Rreth procesit të liberalizimit të vizave, Zyra e BE-se dhe Ambasadorët e pranishëm kanë theksuar rëndësinë në luftën kundër korrupsionit dhe është biseduar për reformat që janë duke u ndërmarrë në drejtësi. Ndërsa ministrja Ahmetaj potencoi se “jemi në procesin e rritjes së kapaciteteve të Prokurorisë Speciale me rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale”.

Ndërsa për qasjen në programet e BE-së, në nëntor, Kosova dhe BE-ja nënshkruan marrëveshjen kornizë për qasje në programet e BE-së, dhe tani ministria e Integrimit Evropian është duke organizuar debate publike me institucionet përkatëse, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe akademisë për të vendosur se në cilat Programe Kosova duhet të marrë pjesë.

Nga ana e tyre, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së vlerësuan përkushtimin e MIE në shtyrjen përpara të agjendës evropiane dhe të institucioneve të Kosovës përgjatë gjithë procesit duke konfirmuar mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim.