Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj ka marrë pjesë në takimin e Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Dubrovnik, ku u diskutua Strategjia e Evropës Juglindore 2020: Raporti vjetor i implementimit për vitin 2017.
Ahmetaj i njoftoi të pranishmit për reformat strukturore që i ka ndërmarrë Qeveria, veçanërisht në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes dhe krijimin e kushteve për konkurrencë dhe investime të huaja direkte. Ahmetaj ka folur edhe për rëndësinë e hyrjes në fuqi të MSA-së, e cila, sipas saj, la ka hapur dyert e tregut të madh të BE-së për prodhuesit kosovarë. Ahmetaj tha se Kosova zotohet për marrëdhënie të mira rajonale.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministrja Ahmetaj flet në Mitrovicën veriore për rëndësinë e integrimeve europiane
-
Haradinaj: Kosova po punon në përmirësimin e të bërit biznes
-
Kosova është pjesë e Europës, të zbatojë MSA-në
-
Ministrja Hoxha në Podgoricë: Kosova të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së
-
Kosova konfirmon përkushtimin për rrugën drejt integrimit Evropian