Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është procesi i cili Kosovës i garanton rrugën drejt BE-së.
Sipas saj Kosova ka ende tema të cilat duhet të ngrihen, si reparacionet e luftës, të pagjeturit e pensionet.
Ministrja Ahmeti tha se, në bazë të dialogut, BE-ja e vlerëson situatën në të cilën ndodhet Kosova, raporton “Koha Ditore”.
Ajo ka thënë se dialogu vazhdimisht do të plotësohet dhe do të ushqejë rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Sipas saj, në fund të dialogut, Serbia do të detyrohet të njoh Kosovën nëpërmes një marrëveshjeje. Si garancë të kësaj ka përmendur prezencën e BE-së në këtë proces.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
-
Kos thotë se dialogu me Serbinë është kyç në rrugën drejt BE-së, bën thirrje për institucione të qëndrueshme
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kallas pas formimit të Qeverisë paralajmëron takim në dialogun Kosovë-Serbi
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve