Autoritetet e Kosovës kishin premtuar se deri në 2020-n do ta integronin shtetin në Bashkimin Evropian, por tash është paralajmëruar se deri në këtë kohë as nuk do të aplikohet për anëtarësim.
Kjo, pavarësisht se në planet e Qeverisë aplikimi figuron si aktivitet i sivjetmë, shkruan sot Koha Ditore.
Mimoza Ahmetaj, ministre e Integrimit Evropian, ka thënë për “Kohën Ditore” se aplikimi bëhet tek pas zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).
MSA-ja nuk pritet të zbatohet shpejt. Javën e shkuar Qeveria e ka miratuar Programin kombëtar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dokument ky që përmban prioritete afatshkurtra që parashihet të përmbushen brenda një viti dhe prioritete afatgjata, për realizimin e të cilave kërkohet një periudhë deri në pesë vjet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qeveria nuk garanton se në 2018-n do të aplikohet për anëtarësim në BE
-
Hapat të cilët duhet t’i kalojë Kosova për anëtarësim në BE
-
Miratohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së 2022-2026
-
Kurti: Sivjet do të aplikojmë për anëtarësim në BE
-
As BE-ja nuk i përmbushi zotimet e marra në MSA në raport me Kosovën