Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AgroPortal lanson modulin PYESNI EKSPERTIN TUAJ

“Pyesni Ekspertin Tuaj” është moduli më i ri i lansuar brenda Agro Portalit për të mundësuar komunikim më të lehtë ndërmjet fermerëve dhe ekspertëve të bujqësisë në Kosovë.

Në kuadër të këtij moduli, mundësohet një lidhje këshilluese mes ekspertëve të bujqësisë dhe fermerëve. Fermerët mund të marrin përgjigje të personalizuara nga ekspertët e tri shoqatave nacionale të bujqësisë në Kosovë - Shoqata Organika, Shoqata Mjedra e Kosovës, dhe Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve - PEPEKO.

Përgjigjet nga ekspertët ofrohen në fushat e përpunimit të pemëve dhe perimeve, kultivimit organik dhe përpunimit. Kjo është edhe iniciativa e parë e këtij lloji në Kosovë.

Si funksionon?

Të interesuarit i dërgojnë pyetjet përmes formularit të vendosur në këtë link https://agroportal-ks.com/pyetje-dhe-pergjigje/

Përgjigjet nga ekspertët publikohen brenda 72 orëve në po këtë faqe dhe në faqen e Facebook të Agroportalit, derisa identiteti i personit që dërgon pyetjen mbetet anonim.

PYESNI EKSPERTIN TUAJ u realizua në kuadër të partneritetit të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës SIRED i cili implementohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera.

AgroPortali është dritare edukative dhe informative e iniciuar dhe e financuar nga KEP Trust.

*Artikull i sponsporizuar

Artikuj të ngjashëm