Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK nesër zgjedh strukturat e reja drejtuese

Foto: Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) nesër (e martë, 31 korrik) mban Kuvendin e zgjedhor të jashtëzakonshëm, në të cilin do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese - kryetarin/en dhe anëtarët e bordit të tij.

Kuvendi nis në orën 14:00 në ambientet e American School of Kosova (në Pallatin e Rinisë e të Sporteve, në Prishtinë).

Lexoni edhe: 

Fitim Gashi nga Grupi KOHA, kandidat për kryetar të Bordit të AGK-së

AGK ka ftuar të gjithë gazetarët, kameramanët e fotoreporterët e medieve të shkruara e elektronike të Kosovës, anëtarë të kësaj organizate, që të bëhen pjesë e këtij zhvillimi.