Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK dënon kërcënimin e deputetit të AAK-së ndaj Vehbi Kajtazit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Kryeredaktori i gazetës “Insajderi” është kërcënuar nga deputeti Bekë Berisha i cili sipas tij, ka shkuar në restorantin e një miku të tij duke ja lënë këtë porosi: “Tregoi atij shokut tënd se nëse edhe një herë ma përmend emrin në gazetë, të pret plumbi në ballë”.

AGK-ja thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë kërcënim dhe kërkon nisje të shpejt të hetimeve nga institucionet e drejtësisë.

“AGK urgjentisht kërkon përkrahje nga të gjitha institucionet relevante duke përfshirë: Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera që të aktivizohen në krijimin e një ambienti më të mirë për ushtrimin e profesionit të gazetarit”, thuhet në reagim.