Rreth 800 familje të Komunës së Obiliqit janë përfshirë në skemën sociale gjatë vitit të kaluar.
Në raportin e punës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2016, shihet se ky numër është rritur vazhdimisht nga muaji në muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas të njëjtit, në muajin janar kishin qenë 735 familje me 3 mijë e 38 anëtarë që kanë marrë ndihma sociale. Shuma që është paguar për këto familje është 69 mijë e 462 euro. Në muajin vijues ky numër është rritur për 12 familje dhe për 53 anëtarë. Njësoj është rritur edhe shuma që është dashur të paguhej për këto familje.
Në muajin mars skemën sociale e kanë shfrytëzuar 763 familje me 3.146 anëtarë, pastaj në prill 777 familje me 3.217 anëtarë dhe në maj 798 familje me 3.281 anëtarë. Shuma që është paguar për këto familje është 74 mijë e 683 euro. Edhe pse raporti është për periudhën janar-dhjetor 2016, të dhënat e tjera pas muajit maj nuk figurojnë në tabelë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rreth 25 mijë e 500 familje përfitojnë asistencë sociale në Kosovë
-
Bie për 3498 numri i familjeve në skemën e ndihmës sociale
-
Mbi 23 mijë familje në skemën e ndihmës sociale
-
ASK: Nga skema e ndihmës sociale, në shtator përfituan 24.169 familje
-
Nga skema e ndihmës sociale përfitues në Kosovë janë 24 496 familje me 98 990 anëtarë