Qeveria e Kosovës kishte dështuar t’i përkrahte dhjetëra biznese në Komunën e Shtimes, të cilat kishin pësuar dëme mjaft të mëdha nga përmbytjet e janarit 2016, megjithëse këto biznese patën marrë premtime se do të përfitonin nga 25 për qind të vlerës së dëmeve.
Bizneset e kësaj komune kanë kritikuar edhe këshilltarët e KK-së në Shtime për mosreagim ndaj institucioneve përkatëse lidhur me këtë çështje, ndërkohë që këto biznese tashmë kanë deponuar edhe një kërkesë në Komunë që të angazhohen për kompensim të dëmeve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komisioni për vlerësim të dëmeve rreth një vit më parë pati konstatuar se bizneset private janë dëmtuar me 200 mijë euro nga përmbytjet dhe ato rezultate i ka dërguar në Qeverinë e Kosovës, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato.
Kemajl Sadriu, përfaqësues i një biznesi laboratorik në fshatin Davidofc të Shtimes, ka thënë se është kontributdhënës mjaft i madh në buxhetin e Republikës së Kosovës, ndërkohë asnjëherë nuk ka marrë mbështetje për dëmet e shkaktuara prej rreth 30 mijë eurosh nga përmbytjet e datës 06.01.2016.
Dëme të tilla kanë pësuar edhe disa biznese afariste në fshatin Carralevë të Shtimes, të cilat deri tashti nuk janë kompensuar nga askush... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qytetarët në pritje për kompensim, për dëmet nga përmbytjet
-
Ende nuk janë përllogaritur pasojat nga vërshimet
-
Banorët e disa lokaliteteve në Shtime po kanë telashe të shumta me vërshime
-
Banorët e Davidovcit të Shtimes nuk duan t’i japin pronat për biznese
-
Fondi i Qeverisë i pamjaftueshëm për mbulimin e dëmeve nga vërshimet në Fushë-Kosovë