Bizneset e Ferizajt sërish janë ankuar se Komuna e Ferizajt nuk angazhohet për ndërtimin e një qasjeje në autostradën “Arbën Xhaferi” me arsyetim janë taksapaguesit e dytë në nivel të vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qasja në autostradë në distancë prej 3 kilometrash nga rruga “Driton Islami”, ua mundësonte zhvillimin e bizneseve dhe lëvizjen më të lehtë.
Faton Salihu, përfaqësues i një biznesi në Ferizaj, ka thënë se Komuna duhet të angazhohet sa më shumë për këtë projekt, i cili është i domosdoshëm për të gjithë.
“Për ne si qytetarë dhe si biznese është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme që Ferizaj të mbetet pa qasje në të cilat deomos është dashur t’ishte, pikërisht në rr. “Driton Islami”.
Derisa bizneset e Ferizajt e mbushin arkën e shtetit si tatimpaguesit e dytë në nivel të vendit, atëherë duhet të realizohet kërkesa jonë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ferizajt i shtohen edhe dy hyrje-dalje në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Degradohet rruga Ferizaj-Gjilan e asfaltuar 2 vjet më parë
-
Koci ka dy shqetësime në lidhje me autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Zhbllokimi i rrugës së Paldenicës, peng i zvarritjes së projektit
-
Pse po ndërpriten punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”