Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një adresimi të veçantë për qytetarët e Kosovës. “Ne jemi gjenerata më fatlume që patëm nderin të jemi pjesë e rrëfimit madhështor për ndërtimin e shtetit tonë të pavarur e sovran. Së bashku, në pak vjet kemi arritur shumë.
Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, atdheu ynë është më i konsoliduar, më i fuqishëm dhe më i sigurt në rrugëtimin euro-atlantik.
Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, të gjithë jetojmë më mirë, prindërit tanë jetojnë më mirë, fëmijët tanë janë të lumtur”, thuhet në adresimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ditën e pavarësisë.
Por, ai ka shtuar se të gjithë janë të vetëdijshëm për sfidat që vendi ka përpara, ndërsa është shprehur se duhet bërë kthesa e madhe e transformimit ekonomik të Kosovës. “Ky është misioni ynë i përbashkët në dekadën e dytë të pavarësisë”, ka thënë ai. Veseli ka siguruar se Shteti i Kosovës do të ruhet dhe do të fuqizohet, për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës, të cilët, ka thënë ai, do ta trashëgojnë këtë tokë të bekuar, të lirë e sovrane.
-
Veseli: Kosova është shndërruar faktor në stabilitetin e rajonit
-
Fjalimi i Veselit për Pavarësinë e Kosovës, “Të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë”
-
Veseli: Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë
-
Veseli: Dekada e dytë e shtetit, dekadë e transformimit ekonomik
-
Veseli: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm