Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abrashi: Së shpejti ngrihet paga minimale

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka theksuar se shumë shpejt pritet ngritja e pagës minimale.

Abrashi thotë se në takimin e fundit që e kanë zhvilluar bashkë me Këshillin Ekonomik Social, janë prezantuar analizat e fundit rreth pagës minimale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Ministri gjatë javës do të përfundojmë udhëzimin për pagë minimale, kurse nga Oda Ekonomike dhe nga Aleanca e Bizneseve presim qëndrimet e tyre rreth pagës minimale. Me rëndësi se në Kosovë, nuk do të ketë më paga nga 135 euro, ne synojmë pagë minimale më të lartë se aktualja prej 170 euro”, ka potencuar ai.

Në një deklaratë për Koha.net, ai ka theksuar se paga minimale pritet të jetë rreth 200 euro.