Me ftesë të katër ministrave për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Belgjikës, Suedisë, Holandës dhe Danimarkës, njëherësh bashkë-organizatorë të Konferencës Ndërkombëtare të Brukselit, ‘SheDecides’, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po merr pjesë në këtë nismë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në kuadër të Konferencës ‘SheDecides’, Abrashi ka bashkëbiseduar me homologë të qeverive nga vende të ndryshme të botës, kryesues të organizatave ndërkombëtare të angazhuara në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave, ku i ka informuar ata për planet e qeverisë dhe ministrisë në fuqizimin e grave në Republikën e Kosovës.
“‘She Decides’ është platformë e ngritjes së fondeve me qëllim përkrahjen e vendeve në zhvillim, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave në lidhje me shëndetin maternal dhe në përgjithësi në planifikimin e të ardhmes së tyre”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Konferenca është mundësi e mirë e afirmimit të zhvillimeve politikëbërëse në fushën e shëndetit dhe fuqizimit të gruas të Republikës së Kosovës, dhe mundësi e rrjetëzimit me qeveri dhe organizata të specializuara, si dhe mundësi që Kosova të përfitojë nga kjo konferencë.
-
Abrashi: Projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave
-
Abrashi zotohet për fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje
-
Abrashi: Gratë do ta kenë vendin meritor në vendimmarrje
-
Ambasadorja Marinaki përkrah punën e MPMS-së në raport me të drejtat e grave
-
Ministri Abrashi tregon për trajnimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara