Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, për pyllëzimin dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese në sipërfaqet rreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale.
Në njoftimin për media thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është pyllëzimi dhe shtimi i sipërfaqeve të reja gjelbëruese, që paraqesin interes për mjedisin dhe pyjet publike të Republikës së Kosovës dhe duke konfirmuar angazhimin institucional mes ministrive në arritjen e një prej objektivave, atij për mjedis të pastër dhe të gjelbëruar.
Ministri Abrashi tha se memorandumi ka për qëllim realizimin e pyllëzimeve dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese, në sipërfaqet për rreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, të cilat janë nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e MI-së.
Sipas tij, pyllëzimi shërben edhe në ruajtjen e autostradës nga shembja e dheut, por edhe në ruajtjen e ambientit.
Ndërsa, ministri Mustafa bëri të ditur se ky memorandum i shërben shumë edhe mbrojtjes së mjedisit, duke pyllëzuar rrugët e Kosovës.
-
Marrëveshje për gjelbërimin e rrugëve të Kosovës
-
Planifikohet ndërtimi i disa rrugëve në Gjakovë
-
Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor
-
Abrashi dhe Ahmeti nënshkruajnë marrëveshje për financimin e disa projekteve në Prishtinë
-
Mbillen 150 drurë në kryqëzimin e auto-udhëve “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”