Sonte në emisionin “Puls” u diskutua për keqpërdorimet, keqmenaxhimin dhe ndotjen e resurseve ujore në vendin tonë.
Të ftuar në emision ishin Ilir Abdullahu, drejtor i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, Ardiana Efendija-Zhuri, udhëheqëse për ujëra dhe ndryshime klimatike në Ambasadën Zvicerane, Afrim Lajçi, këshilltar në Këshillin Ndërministror në Qeverinë e Kosovës dhe Burbuqe Nushi-Latifi, koordinatore e ujërave në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Drejtori i KUR “Prishtina”, Ilir Abdullahu, tha se humbjet e ujit në rajonin e Prishtinës shkojnë deri në rreth 50%, por që sipas tij, edhe kryeqytetet ballkanike e kanë të njëjtën shkallë të humbjeve.
“Humbjet janë që nga vjedhja e ujit, kyçjet ilegale... Gjatë kohës së verës ka keqpërdorime ku ujiten tokat me ujë të pijshëm. Gjithashtu edhe rrjedhjet e brendshme që nuk shihen nganjëherë. Pra tash e tutje, që nga sonte qytetarët, do të kenë 24 ujë të pijshëm dhe shpresoj të mos keqpërdoret”, ka thënë Abdullahu në “Puls”.
-
Prishtina përjetoi qershorin më të thatë në 100 vjetët e fundit
- Mbi gjysma e ujit të prodhuar nga ujësjellësit rajonalë humb në rrjet. Ku qëndron problemi?
-
45 milionë euro borxh, Fetahu: E pabesueshme shkalla e keqpërdorimit të ujit të pijshëm
-
Temperaturat e larta ngrenë alarmin për mungesë të ujit të pijshëm
-
Edhe uji pritet të shtrenjtohet