Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është i tronditur me vrasjen sonte në Deçan.
Abdixhiku ka thënë se ky rast është më shumë se krim.
“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka thënë Abdixhiku.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku: Koha është për bashkim, të tejkalohen dallimet dhe hidhërimet e së shkuarës
-
Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së, paralajmëron dorëheqje
-
Abdixhiku: Femicidi në Kosovë s’guxon të bëhet gjë e zakonshme
-
Abdixhiku: Jeta dhe vepra e Afrim Bunjakut do të gdhenden në historinë e Kosovës
-
Abdixhiku: Sulmet e bandave nga Beogradi s’e zmbrapsin Kosovën nga e drejta për sovranitet