Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së vendeve të Quintit, që u shpreh qartë kundër tendencës për tjetërsim të Speciales.
Ka thënë se rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të SHBA-së, s’është as patriotik as në interes të qytetarëve tanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është veçse një avanturë e rrezikshme politike, me fund të paparashikueshëm për Republikën. Veprimet dhe qëllimet e PAN-it janë të qarta tashmë. Ato, sikurse tek liberalizimi, edhe tek Gjykata - prodhojnë veçse izolim për vendin tonë”, ka thënë Abdixhiku.
Quinti: Kushdo që mbështet tjetërsimin e Speciales vepron qëllimisht kundër partneritetit me ne
Por, sipas tij, izolimi i vendit s’është brengë e vendimmarrësve në Kosovë.
“Ata në fund të ditës janë në gjendje të shëtisin lirshëm e bëjnë luks nëpër qendrat më të shtrenjta evropiane. Por kjo tendencë duhet t’i mërzisë qytetarët tanë, dashamirët e Republikës. Kosova, fati i familjeve kosovare, s’mund të shërbejë si mall i pazareve të disa individëve”, ka thënë Abdixhiku.
“Izolimin e vendit duhet ta parandalojmë të gjithë. Kjo s’është betejë vetëm e LDK-së”, ka shtuar ai.