Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Po provohet që shtetësia jonë të futet në rrugë të paqarta

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar edhe përmes profilit të tij në Facebook qëndrimin kundër zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bëhet kurrë pjesë e prapaskenave të kapësve që synojnë rrënimin dhe izolimin e Republikës sonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shtetësia jonë, fati i qytetarëve dhe vendit tonë, po provohet të futet në rrugë të paqarta - e tëra për zore e teke të disa individëve pa përgjegjësi për shtet e ardhmëri. Shfuqizimi i Dhomave të Specializuara është aventurë pa përgjegjësi. LDK do t’i ushtrojë veprimet e veta politike në vijë me interesat nacionale - në pajtueshmëri të plotë me sugjerimet e SHBA-së dhe miqve tanë”, ka thënë Abdixhiku.