Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Nuk futem i vetëm në parti

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku ka folur shkurt në lidhje me inkuadrimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai është pyetur se a do të aderojë në LDK nga gazetari i “Kohës Ditore” jashtë sallës ku festohej me një konferencë 22-vjetori i Institutit “Riinvest”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është ende herët, ka kohë të flasim për këtë”, ka thënë ai duke qeshur.

Ndërsa pyetjes se a do të aderojë i vetëm, apo si pjesë e një grupi, ai tha “di të të them se vetëm nuk do të futem”. Merret vesh se Abdixhiku do të jetë pjesë e një liste që do të futet në LDK.

Në konferencën “Aktivizimi i burimeve të zhvillimit ekonomik” ka folur edhe kryeministri Isa Mustafa, që ka lavdëruar punën e Institutit dhe i cili e lëshoi sallën në mes të konferencës.