Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bashkimi i deritanishëm euroatlantik si reagim ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, ka hapur një dritare historike për Kosovën.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës ta shfrytëzojnë këtë dritare e ta përshpejtojnë anëtarësimin në NATO.
“Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë; e aleatët tanë ndërkombëtarë duhet të përshpejtojnë anëtarësimin tonë si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane. Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë. Le të shfrytëzojmë këtë moment të ri për një hap të madh historik. Le t’i nxisim të gjitha potencialet tona në këtë drejtim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
-
Abdixhiku: LDK-ja është ringritur
-
Abdixhiku premton objekte për operë e balet, teatër të ri e muze të paqes
-
Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së, antidot i gjendjes ku ka rrëshqitur Kosova
-
Abdixhiku propozon 24 marsin si datë kombëtare
-
Abdixhiku: Koha është për bashkim, të tejkalohen dallimet dhe hidhërimet e së shkuarës