Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si rikthim të LDK-së rezultatin e 17 tetorit në zgjedhjet lokale në vend.
Kjo parti ka fituar pa balotazh në Pejë e Lipjan, ndërsa në nëntë komuna tjera do të garojë në nëntor në balotazh, përfshirë kryeqytetin.
Këtë rezultat Abdixhiku ka thënë se LDK-ja do ta kujtojë me krenari, ndërsa humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka thënë se do ta kujtojë si mësim.
“Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë - dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë. Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh. Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Abdixhiku: Fitorja e LDK-së është shenjë e forcës dhe qëndrueshmërisë
-
Abdixhiku: LDK-ja del partia e parë me mbi 180 mijë vota për kuvende komunale
-
Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së pa balotazh në tri komuna: Jemi të parët pas 12 vjetësh në Prishtinë
-
Abdixhiku: Në mes të fushatës, falënderim i veçantë për pjesëmarrësit në tubimet tona
-
Abdixhiku fajëson vetë LDK-në për dështimin e 14 shkurtit, Mustafa qytetarët