Deputeti i koalicionit LAA, Lumir Abdixhiku, ka thënë se PAN-i është duke provuar të bëjë veprime që i takojnë rretheve mafioze dhe jo Kuvendit.
Pas shtyrjes së seancës konstituive për të premten, për shkak të mungesës së PAN-it, Abdixhiku ka dhënë opinionin e tij përmes një postimi në Facebook:
“E caktojnë seancën vet, vonohen dy orë, s'respektojnë një vend të tërë.
Kërkojnë votim, humbin në votë, se pranojnë këtë votim.
I kërkojnë dy orë shtesë, i marrin tri - s'vijnë sërish. Kërcënojnë me bllokim; bllokojnë.
Veprimet si këto, për blerje kohe, kërcënim e kontrabandë kanë vend në rrethe mafioze - jo në Parlament. Kosova meritonte më mirë në ditën e parë të legjislaturës së re.
Numrat janë, PAN nuk i ka!
Kadri Veseli s'mund të bëhet Kryetar Kuvendi”.