Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur sot në darkë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Abbott përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Abbott bën të ditur se përveç Osmanit e Kurtit i ftuar ishte edhe drejtori i Përgjithshëm për Çështje politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.
“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Abbott në Facebook.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ishin dy partitë më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit.
Të dyja partitë që pas përfundimit të zgjedhjeve kanë mbajtur takime për të harmonizuar programin qeverisës.

-
Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së
-
Osmani: Kurti do të ketë dy zgjidhje për çështjen e presidentit
-
Kurti: Osmani do pushtet, ka ambicie politike