Grupi Parlamentar i AAK-së ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin 2024.
Në një konferencë për shtyp deputeti Pal Lekaj tha se asnjë amendament i propozuar nga opozita nuk është marrë parasysh, madje janë injoruar edhe agjencitë e ndërmarrjet publike.
Lekaj ka akuzuar pushtetin për projektim të buxhetit për klane të veta, gjersa tha se nuk janë marrë në konsideratë as kërkesat që i kanë bërë si grup parlamentar në favor të qytetarëve, duke u hedhur poshtë amendamentet e propozuara.
Ndër tjerash ka përmendur mosrritjen e koeficientit, mosrritjen e pensioneve prej 100 në 120 euro, si dhe moszbatimin e kontratës kolektive.