18:26 - Deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në seancën e partive opozitare të paralajmëruar se do të mbahet në ora 19:30.
Shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi, ka hedhur akuza ndaj LDK-së dhe partive tjera opozitare për mospjesëmarrje në seancën e thirrur nga Qeveria: “Hoti përdori fjalorin më të rëndë të mundshëm kundër liderëve të vendit. Ai tregoi fytyrën e vërtetë dhe se nuk janë të gatshëm as për platformë”.
Ndërkaq deputeti i kësaj partie, Muharrem Nitaj nuk e ka cilësuar dështim mosvotimin e ekipit negociator qeveritar. Nitaj e ka pranuar se nuk i kishin as votat e deputetëve të Listës Serbe. Ai ka thënë se ky ekip do të votohet gjatë javës së ardhshme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të ftuar nga opozita për të diskutuar për dialogun me Serbinë, ku do të votohet për një rezolutë që ndalon negocimin për kufijtë.
Këtë e ka bërë të ditur, Time Kadrijaj, deputete e AAK-së. Ajo për KTV-në ka thënë se “s’ka logjikë që të marrin pjesë në seancën e ftuar nga opozita, kur opozita nuk po merr pjesë në seancën e ftuar nga qeveria për ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë”.
Ajo ka kritikuar opozitën duke thënë se është bërë bashkë me Listën Serbe kundër qeverisë dhe se po merr vendime në dëm të Kosovës. Ka thënë se ky opozitarizëm është i tmerrshëm.
-
LDK-ja nuk merr pjesë në seancë
-
AAK-ja s’merr pjesë në seancën për diskutim për presidentin
-
Haradinaj: Qëndrimi i opozitës është të mos marrë pjesë në votimin e kryeparlamentarit
-
VV-ja s’do të jetë pjesë e takimeve të Hotit për dialogun
-
AAK-ja nuk e përjashton mundësinë e protestave për ta kundërshtuar heqjen e taksës