Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka folur në lidhje me formimin e institucioneve pas mbajtjes së seancës konstituive.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, njëherësh zëdhënës i këtij subjekti politik, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, ka thënë se në rast se thirret seanca konstituive javën që vjen, institucionet mund të formohen brenda një afati të shkurtër.
“Pas seancës konstituive, qeveria mund të nxirret në votim brenda një afati 1-2 ditë, mandej ndoshta edhe në po të njëjtën ditë”, ka thënë Nitaj.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje 32 dhe LDK-AKR-Alternativa 29, ndërsa formimi i institucioneve të reja ende nuk ka ndodhur, edhe pse certifikimi i rezultateve nga KQZ ka ndodhur më 8 korrik.
-
Në pauzë, konsultimi për institucionet
-
Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive
-
Rrustemi: Po i japim kohë bisedimeve, prandaj s’po thirret seanca konstituive
-
Konstituimi i Kuvendit hyn në afat kushtetues, deputetët përballë 30 ditëve vendimtare
-
Kuvendi duhet konstituuar deri më 7 gusht