Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë me një kumtesë ka reaguar rreth Raportit qeveritar për matjen e territorit të vendit, transmeton koha.net.
Kjo parti, në kumtesë ka thënë se raporti i qeverisë së Kosovës mbi matjen e territorit, nuk prezanton asgjë tjetër veç një grumbull përrallash me qëllim, mashtrimin e opinionit publik. Raporti mund të cilësohet edhe kundër interesave të Kosovës dhe fyes për klasën politike, ekspertët e fushës dhe opinionin publik.
Qeveria e Kosovës, sipas kumtesës, është përgjegjëse pse ka lejuar, fabrikimin e një materiali të gënjeshtërt, me plot të pavërteta dhe përmbajtje joserioze grafike dhe faktike. Publikimi i fotografive qesharake në raport, paraqet një tallje me opinionin e shqetësuar publik e politik të vendit. Kjo e ulë autoritetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në planin e brendshëm, thotë kumtesa.
AAK, ne fund e ka ftuar Qeverinë e Kosovës që urgjentisht ta zhvlerësojë ketë raport, ndërsa hartuesit e tij t'i marrë në përgjegjësi për tallje dhe prezantim të faktografive të pavërteta dhe manipuluese për opinionin, ndërsa i ka thirrur ekspertët e pavarur që ta japin kontributin e tyre intelektual e atdhetar dhe ta thonë të vërtetën për raportin e manipuluat të matjes së territorit të Kosovës.
-
Gjini: Do t’i japim fund ankthit që ka kapluar qytetarët
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
AAK: Përgjegjësit për ekspozitën skandaloze të thirren në përgjegjësi
-
Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
-
AAK-ja akuzon Kurtin për kabinet të madh qeveritar, VV-ja ia rikujton atë të Qeverisë Haradinaj