Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur të enjten. Një nga pikat e diskutimit ka qenë edhe ngritja e komisionit hetimor për menaxhimin e krizës me energjinë. Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është e pakuptimtë që Vetëvendosja e kundërshton një komision të tillë dhe, sipas tij, kjo parti po fsheh diçka pasi po e kundërshton.
Ai ka thënë se AAK-ja është pro qëndrimit që të bojkotohen proceset e votimit në punimet e Kuvendit.
“Sapo përfundoi mbledhja siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth komisionit hetimor, ishte një debat i gjatë me argumentime të ndryshme. Qëndrimi i AAK-së është i thjeshtë, kërkesa për një komision hetimor është bërë nga kryetari i deputetëve të PDK-së, nënshkrues janë deputetët individualisht. Për vlerësimin tim është e habitshme dhe e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje se cila është arsyeja që LVV-ja e kundërshton hetimin. Çka janë duke fshehur? Është e paperceptueshme se pse refuzohet ky komision”, ka thënë Tahiri.
-
AAK-ja s’merr pjesë në seancën për diskutim për presidentin
-
AAK-ja akuzon VV-në se s’ka vullnet të zgjedhë president unifikues
-
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë
-
Tahiri: E mbështesim rezolutën e PDK-së si pikë të parë të rendit të ditës
-
Tahiri kërkon hetim për ekspozitën me pasaktësi për masakrat