Kryeministri Ramush Haradinaj është zmbrapsur nga vendimi për rritjen e pagave për vete dhe kabinetin qeveritar, raporton KTV.
Kjo për shkakun se Agjencia Kundër Korrupsionit konstatoi se vendimi shkakton konflikt interesi. Megjithatë, Haradinaj e ka quajtur të paqëndrueshëm dhe të ndikuar politikisht vendimin.
Në një shkrim në facebook, Haradinaj thotë se arsyeja e pezullimit të përkohshëm të vendimit është se i njëjti është dërguar në Kushtetuese. Ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk ka dashur të flasë për këtë temë.
Të martën, KTV-ja raportoi se Hamza tashmë kishte vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritje të pagave. Nëse ky vendim i qeverisë nuk do të pezullohej, Agjencia Kundër Korrupsionit do të bënte kallëzim penal për secilin pjesëmarrës në votim të vendimit në fjalë.
-
Disa ministra ia bëjnë ‘bllok’ pagës me rritje
-
Haradinaj-Hamzës: Nuk është burrni mos me marrë pagën me rritje
-
Ministri i Financave refuzon pagën e rritur nga kryeministri
-
Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Haradinajt dhe atyre që votuan për ngritje pagash
-
Qeveria shpërfill vendimin e AKK-së, që i paralajmëronte zyrtarët se bëjnë vepër penale nëse ia rrisin pagën vetvetes