Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A po vjen fundi i bashkëpunimit eventual LDK- Vetëvendosje

Përplasjet e së enjtes duket se shënuan fundin e një bashkëpunimi eventual mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, raporton KTV .

Akuzat që Albin Kurti i tha për Isa Mustafën e LDK-në, kanë indinjuar deputetët e saj, për të cilët Vetëvendosja ra në provokimet e Kadri Veselit.

Në anën tjetër, deputeti Ilir Deda ka thënë se është arritur kulmi i pafytyrësisë politike dhe nuk do të rrinë duarkryq teksa shteti po dështon.

Ai ka paralajmëruar se bashkë me kryetaren e partisë, Mimoza Kusari Lila, do të nisin takimet dhe konsullatat me Behxhet Pacollin, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn e edhe me Kadri Veselin, por ka mohuar faktin se mund t’i bashkohen PAN-it.

Derisa Deda ka thënë se dy taborët kanë mbetur 60 me 60, PAN-i konsideron se as blloku tjetër i partive nuk i ka votat.

PDK-ja, e cila arriti t’i blejë edhe më pak se dy javë kohë, ka thënë se këtë po e bën që Kosovës t’i ofrojë një qeveri stabile dhe jo për interesa partiake. Të vetmit që nuk janë deklaruar të enjten, janë deputetët nga radhët e minoriteteve.