Më 19 korrik të këtij viti, 41-vjeçarja G.R , ishte duke vallëzuar në dasmën e djalit të axhës së saj, në Tërnjë të Suharekës, kur pak pas mesnatës u plagos nga plumbat e një kallashnikovi i shkrepur nga një dasmor, raporton KTV .
Bashkë me të, u lënduan edhe e motra e dhëndrit dhe një e mitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak ditë më vonë, një grua tjetër pësoi nga përdorimi i armëve në një tjetër aheng në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.
Se në Kosovë përdoren armët në ahengje nuk është lajm i ri.
Por, meqë përdorimi i tyre është traditë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka menduar ta propozojë legalizimin e gjuajtjes me armë në ahengje. Ai thekson se edhe nëse e kanë shkelur ligjin përdoruesit në këtë video, e që të gjithë janë zyrtarë të shtetit, nuk është bërë nami.
Armëmbajtja e paautorizuar, sipas nenit 374 të Kodit Penal, është e dënueshme me gjobë, e burgim deri në 5 vjet, kurse përdorimi i armëve, sipas nenit 375, përveç konfiskimit të armës, dënohet me burgim ndërmjet 1 e 8 vjet.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Gjakovë bën të ditur se ka dërguar për ekzaminim balistik disa nga armët që u përdorën në festën e Fatmir Limajt.
“Dy armë na janë dorëzuar. Të intervistuarit kanë deklaruar se armët janë me gaz, por ne i kemi dërguar ato për ekzaminim balistik në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë”, ka thënë KryeprokuroI Ali Selimaj Megjithatë, në videon e publikuar në Kohavision shihen të paktën tri armë.