Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari shpreh shqetësimin për injorimin e mërgatës shqiptare për të dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë në gjuhën shqipe, me pretekstin se gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase.
Përmes një komunikate për media, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, kërkon nga mërgata shqiptare në Gjermani, përfshirë edhe shoqata dhe biznese që të ngrenë zërin kundër kësaj dukurie, pasi fëmijët e mërgimtarëve nuk duhet të harrojnë gjuhën shqipe, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne si KMPGJSH, me të gjitha sfidat e mëdha, së bashku me Këshilla të Prindërve, mësues/se, me përkrahjen e pjesshme të përfaqësuesve Konsullor të të dy shteteve shqiptare në Munih, kemi arritur suksese të dukshme dhe jemi në rrugëtimin e suksesit dhe shpresojmë se viti i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar dhe me një ngritje më të lartë të vetëdijesimit të mërgatës për shkollën shqipe. Fëmijët mërgimtarë duke i mësuar shkronjat, hartën, historinë e atdheut, duke folur shqip me prindërit, do të jenë më afër atdheut të tyre”, thuhet në komunikatë.
KMPGJSH-ja është mirënjohëse për çdo ndihmë dhe bashkëpunim të secilit biznes e shoqatë, ndërkohë që u bën thirrje institucioneve në Prishtinë dhe Tiranë që t’i bashkohen përpjekjeve për vetëdijesimin e bashkatdhetarëve për mësimin e gjuhës shqipe, pasi në këtë mënyrë do të ruhet gjuha, kultura dhe identiteti te fëmijët mërgimtarë.