Mbështetja e politika e shtetit amerikan për Ballkanin e veçanërisht për Kosovën ka mbetur “relativisht e qëndrueshme me dekada”. Kështu tha për Rubikon të KTV-së, ambasadori i SHBA-së për Kosovë, Greg Delawie.
“Më lejoni t'i kufizoj komentet e mia për Kosovën, për çka mund të flas më drejtpërdrejt. Ka pasur përkrahje të jashtëzakonshme në qeverinë amerikane, përfshirë edhe nga ekipi i ri, për Kosovën. Së voni e kishim këtu zëvendës-ndihmësen e Sekretarit të Mbrojtjes, zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit Hoyt Yee ishte këtu para disa javëve. Para një muaji e ca këtu ishte ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchinson. Presidenti Thaçi është takuar me nënpresidentin Pence para dy muaj e ca”, ka thënë Delawie.
“Kemi pasur anëtarë të Kongresit dhe Senatit që e kanë vizituar Kosovën gjatë muajve të fundit. Qartazi, ka pasur shumë interesim për Kosovën, ka përfshirje të madhe të SHBA-së për Kosovën dhe pres që kjo të vazhdojë”, ka shtuar ambasadori amerikan në Kosovë.
-
Delawie: “Nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka”
-
Delawie: “Nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka”
-
Delawie: SHBA-ja mbetet mbështetëse e parezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara
-
Pacolli diskuton me Delawien zhvillimet e fundit politike në Kosovë
-
Vazhdon mbështetja amerikane, thotë ambasadori Delawie