Sot kandidat për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës në radhët e AAK-së, Halil Matoshi thotë se nuk ka pasur mundësi kohore që të marrë pjesë në matematikat dhe analizat që janë bërë deri në koalicionin parazgjedhor.
Ai thotë se aderimin e tij e kishte bërë në kohën kur Aleanca ende ishte opozitë.
Mirëpo, i pyetur nëse do të kthehej pas po ta dinte se lideri i AAK-së-, Ramush Haradinaj do të bënte një bllok politik me PDK-në, ai thotë se në histori nuk ka “çka nëse”.
"Në histori nuk ekziston çka nëse apo çka sikur sepse ai është fakt i kryer dhe unë nuk dua të kthehem prapa për asnjë minutë dhe nuk dua të vajtoj", theksoi Matoshi.
Matoshi për Rubikon të KTV-së thotë se ka qenë i vetëdijshëm se të veshësh uniformën e politikës nuk të ofron lirinë e shprehjes pa disa korniza.
"Unë po besoj që Haradinaj aq shumë është sprovuar dhe sfiduar saqë e di se çka duhet hequr nga politika kosovare", ka thënë Matoshi.
-
A do të aderonte Matoshi në AAK sikur të dinte për koalicionin PDK- AAK-Nisma?
-
Matoshi: PDK-ja u dorëzua para Haradinajt nga frika prej LAA-së
-
Çfarë sheh Matoshi te AAK?
-
Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti
-
Isufi për kandidaturën e Haradinajt për president: Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje