Halit Berisha nga Suhareka çdo ditë mbledhë dhe arkivon të dhëna e fakte për vrasjet dhe të zhdukurit e pasluftës, raporton KTV.
Thotë se në bazë të hulumtimeve të tij, ka vërejtur pasaktësi rreth numrit të personave të vrarë e të zhdukur pas luftës. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humintare, në Kosovë pas luftës janë vrarë 1270 persona. Prej tyre 318 shqiptarë, 715 serbë dhe 237 romë dhe të tjerë.
Por, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humintare, thotë se këto të dhëna janë të sakta dhe se është duke vazhduar edhe më tutje verifikimi i tyre.
Berisha pretendon se këto të dhëna u manipuluan ngase sipas tij numri i serbëve të vrarë pas luftës është më i vogël. Në mesin e vrasjeve të pasluftës ka edhe aktivistë politikë, gazetar; dhe të tjerë. Disa prej tyre pritet të hetohen edhe nga Gjykata Speciale.
-
Të vrarët në luftë kanë emra, por shteti s’i di
-
Për një vit u gjetën mbetje mortore të 16 personave që dyshohen se janë zhdukur gjatë luftës
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë
-
FDH: Për mbi 10 mijë civilët e vrarë gjatë luftës u dënuan vetëm 74 persona
-
Sfidat në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë