Myftiu Tërnava të premten organizon pritje për nderë të Fitër - Bajramit Foto: Koha

Myftiu Tërnava të premten organizon pritje për nderë të Fitër - Bajramit

13 June 2018 12:41

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se me rastin e Fitër - Bajramit, ditën e parë të festës, më 15 qershor 2018, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, do të organizojë pritje në selinë e Kryesisë së BI-së të Kosovës, nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e BIK të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme