Analistët nga Kosova skeptikë për rezultatet e marrëveshjes Trump-Kim Jong-un

Analistët nga Kosova skeptikë për rezultatet e marrëveshjes Trump-Kim Jong-un

12 June 2018 20:51

Analistët mbeten skeptik se marrëveshja historike mes Donald Trump e Kim Jong un e nënshkruar sot do të arrij rezultatin final: Çarmatimin e Koresë së Veriut.

Ndonëse ishte i çuditur kur diktatori korean nënshkroi një marrëveshje të tillë, Hekuran Nikçi në Rubikon të KTV-së tha se në rast se bëhet një gjë e tillë atëherë në SHBA duhet të pastrohet figura e presidentit Trump se nuk ka njohuri në politikën ndërkombëtare. Madje theksoi se ai do të duhej të fitonte edhe çmimin Nobel.

“Shumë kanë thënë që duhet ta marrë çmimin Nobel. Edhe unë mendoj ashtu. Nëse ndodh denuklearizimi atëherë në Amerikë duhet të bie ajo se Trump nuk di për politika ndërkombëtare. Patjetër që ky e merr një certifikatë që tregon se ai di të menaxhojë këto politika. Mendoj se do të ketë luftë diplomatike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë”, deklaroi Nikçi.

Ky takim realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosas, në Singapor, zonë kjo që ka rrëmbyer sot të gjithë sytë e botës. Deklarata e nënshkruar nga dyshja kundërshtare që për pak sa nuk e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor përmban katër pika që sipas saj, SHBA dhe Koreja Veriore janë të përkushtuara për vendosjen e marrëdhënieve të reja midis dy vendeve në përputhje me dëshirat e popujve të të dy shteteve për paqe e prosperitet; SHBA dhe Koreja Veriore do të punojnë së bashku për ndërtimin e regjimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të paqes në siujdhesën e Koresë; Në përputhje me Deklaratën e Panmunjomit, të nënshkruar më 24 prill, Koreja Veriore obligohet që të punojë për denuklearizimin e plotë të siujdhesës së Koresë; SHBA dhe Koreja Veriore obligohen të riatdhesojnë të gjithë robërit e luftës dhe ata që janë zhdukur në luftimet, që përfshin edhe kthimin në vendet e veta të atyre tashmë të identifikuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme