Arbëri

Të enjten vazhdon punën Kuvendi, më vonë vendoset për interpelancën e Haradinajt

Descriptive Text

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të vazhdojë punën këtë të enjte, ndërsa në rend të ditës do të jenë gjashtë pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi, në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë, tha se për mbajtjen e interpelancës për kryeministrin Haradinaj do të njoftohen më vonë përmes Zyrës së Kryeministrit dhe pastaj Kryesia është ajo që vendos.

“Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës u mor vendim që të vazhdohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara dhe të cilat do të trajtohen ditën e enjte në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Për interpelancë të kryeministrit Haradinaj shihemi më vonë, në mënyrë që të përcaktojnë edhe ditën se kur do të mbahet interpelanca. Janë gjashtë pika, të cilat janë votime të interpelancave të kaluara”, tha Isufi, transmeton KP.