Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Tsipras sot kanë komunikuar përmes telefonit.
Nga Qeveria maqedonase informojnë se biseda ka filluar në orën 14, ndërsa ka zgjatur një orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë bisedës është diskutuar për çështjet e mbetura dhe janë rishikuar disa ide dhe zgjidhje. Në mëngjesin e nesërm do të pasojë edhe një bisedë telefonike”, është thënë nga qeveria e Maqedonisë, raporton Tv21 i Maqedonisë.
Nga burime qeveritare greke biseda është cilësuar si pozitive, shkruajnë mediat në Greqi, duke rikonfirmuar se një bisedë tjetër pritet nesër në orët e paradites.
Pak orë përpara kësaj bisede, kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se po bëhen përpjekjet e fundit në përafrimin e qëndrimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Vonesën e bisedës telefonike mes tij dhe homologut grek Tsipras, ai e arsyetoi me rishikimin e aspekteve juridike-formale të tekstit të marrëveshjes.
“Besoj se janë momentet e fundit në përpjekjet për përafrim të qëndrimeve dhe që bashkërisht dhe njëkohësisht ta shpallim lajmin e gëzueshëm, si për qytetarët e Maqedonisë po ashtu edhe për ata të Greqisë, se më në fund kemi marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë”, u shpreh Zaev.
Kryeministri gjithashtu shtoi se beson që “hapat e fundit po çojnë drejt përpilimit të një teksti të mirë që do të jetë garanci juridike për të dyja palët”.
Ditët janë të numëruara, shtoi Zaev, duke u shprehur optimist se zgjidhja mund të arrihet para takimit të Samitit të BE-së që do mbahet më 28 dhe 29 qershor.
As sot kryeministri nuk pranoi të flasë për emrin e mundshëm për të cilin po bisedohet.
Nëse arrihet marrëveshje mes kryeministrave dhe ministrave, Zaev tha se e njëjta menjëherë do t’i paraqitet presidentit dhe liderëve të partive politike në vend, ndërsa ripërsëriti se fjalën e fundit për emrin e shtetit do ta kenë qytetarët përmes referendumit.