Arbëri

Haradinaj: Qeveria do të përkrahë idetë e reja biznesore

Haradinaj: Qeveria do të përkrahë idetë e reja biznesore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), ku është pritur nga drejtori ekzekutiv, Uranik Begu, me bashkëpunëtorë.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj pa nga afër ambientet e punës, programet dhe aplikacionet e ndryshme që janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen në këtë qendër, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të ndihmoj të rinjtë e kësaj qendre inovative dhe në përgjithësi të rinjtë e Kosovës.