Arbëri

Haradinaj: Ata që kundërshtuan platformën, hallin e kanë kush i prin bisedimeve

Institucionet e Kosovës janë të bindura se vizat hiqen deri në fund të vitit.

Kështu është thënë pas takimit që ka pasur Këshilli Ministror për Reformën Evropiane. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar intensifikim të punës për përmbushjen e reformave të agjendës evropiane.

Pas takimit, Haradinaj ka folur edhe për tërheqjen e Qeverisë nga platforma për bisedime, duke thënë se ata që po e kundërshtojnë, nuk kanë problem me përmbajtjen. “Hallin e kanë se kush i prin bisedimeve, krejt e kanë hallin kush është në delegacion. Nuk është mirë me u reduktu agjenda e Kosovës për shkak të kësaj. S’ka lidhje shumë se qysh e ka emrin ky apo ai por të jemi bashkë në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Ai është pyetur edhe për raportin me nënkryetarin e ri të Listës Serbe, Milan Radojeçiq. Ka thënë se ka qenë guxim i tij kur e ka takuar më herët kur nuk ishte ende i përfshirë në politikë dhe nuk do ta fsheh një gjë të tillë.