Gjykata e Kaçanikut në maj të këtij viti kishte nxjerrë vendimin për të ndalë ekzekutimin e dënimit me burg për ish-kryetarin e arratisur të Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Sot, Zharku hyri lirshëm në territorin e Kosovës.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Xhabir Zharkun por ai nuk ka pasur qasje, ndërkohë nga Policia e Kosovës, nuk kanë dhënë informacione.
Zharku ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale detyrim dhe armëmbajtje pa leje, kurse qysh nga arratisja e tij ka jetuar në Suedi e në disa raste ka marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës, raporton Koha.net.
Zharku, kishte jetuar lirshëm në Suedi, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutoj dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore.
Njëjtë sikur Zharku, vite më parë në Kosovë u kthye edhe Leme Xhema, ish-drejtoreshë e PTK-së, sepse asaj i ishte parashkruar dënimi me burgim për keqpërdorim detyre.
-
Suedia s’e ekzekutoi dënimin, Zharku mund të kthehet i lirë në Kosovë
-
Zharku tani mund të kthehet lirshëm në Kosovë
-
Nis gjykimi ndaj Zharkut, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Për çka dyshohet Xhabir Zharku, për të cilin u vendos 1 muaj paraburgim
-
Prokuroria kërkon masë të paraburgimit për Xhabir Zharkun