Familjes Ibrahimi nga Lipjani privatizimi i një lokali nga AKP-ja në sheshin “Adem Jashari” gati sa nuk i kushtoi me jetën e një anëtari të saj, pas rrahjes që kishte pësuar me shufër druri nga persona, të cilët për 20 vjet e kishin shfrytëzuar dhe paguar qiranë për këtë lokal, raporton KTV.
Këta të fundit nuk po pranojnë assesi ta lirojnë këtë lokal, të cilin AKP-ja ia shiti familjes Ibrahimi për 213 mijë euro.
Kohavisioni nuk ka mundur të marrë versionin edhe të familjes Bytyqi, pasi që katër anëtarët e saj ndodhen në burg, të cilët ishin arrestuar pas përfshirjes në rrahje.