Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSBE: Burrat në Kosovë pajtohen se gratë meritojnë dhunë fizike

Më shumë se 30 për qind e burrave në Kosovë “pajtohen pjesërisht” që gratë meritojnë të rrihen, thuhet në një anketë të realizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë.

Në anketën e titulluar: “Këndvështrim i burrave mbi barazinë gjinore në Kosovë”, OSBE ndër të tjera ka pyetur burrat “ka raste kur gruaja vërtetë e meriton të rrihet”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbi 32 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se “pajtohen pjesërisht “ që gruaja meriton të sulmohet fizikisht, 8.7 për qind pajtohen plotësisht, ndërkaq 54 për qind kanë thënë se nuk pajtohen me këtë konkludim.